Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak:Forcim sanksionesh ndaj Moskës

Sunak:Forcim sanksionesh ndaj Moskës

Nevojiten më shumë armë mbrojtëse për Kievin dhe një shtrëngim i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës, për ta parandaluar atë të prodhojë raketa me komponentë të projektuar në Perëndim, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, diskutuam ecurinë e konfliktit, nevojat e mbrojtjes për Ukrainën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm për të zgjeruar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës me armë me rreze të gjatë”, shkroi Zelensky në Telegram. “I jam mirënjohës Rishi Sunak për organizimin e Konferencës për financimin e rindërtimit të Ukrainës në Londër, më 21-22 qershor dhe për udhëheqjen britanike në forcimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën”, shtoi Zelensky. “Ne koordinuam pozicionet tona në prag të samitit të NATO-s, në Vilnius dhe është e rëndësishme të sigurohemi që Ukraina të ketë perspektiva konkrete për t’u anëtarësuar në Aleancë. Ne diskutuam gjithashtu lëvizjet për të realizuar Formulën Ukrainase të Paqes dhe për të përgatitur garancitë e sigurisë për Kievin”, tha ai. “Rusia po rrit prodhimin e raketave me komponentë të prodhimit perëndimor dhe gjatë bisedës theksova nevojën për të rritur presionin përmes sanksioneve”, shtoi Zelensky. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments