Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASveçla: Kriminelët do të përballen me drejtësi

Sveçla: Kriminelët do të përballen me drejtësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi për arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve. Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla shkroi në rrjetet sociale se i arrestuari i tretë i radhës është Urosh Vukasinoviç. “Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet. Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, ka shkruar ministri ministri Sveçla. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments