Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO prezantuan nismën e re në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës për zhvillimin e njohurive financiare në sektorin e bujqësisë. Kjo nismë e re synon të fuqizojë fermerët dhe institucionet qeveritare me njohuri dhe aftësi për të marrë vendime të duhura financiare dhe për të nxitur praktika të qëndrueshme bujqësore. Me fokus të veçantë në rajonet e prekura nga tërmeti i vitit 2019, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën, ekspertët e bujqësisë dhe FAO në Shqipëri kanë zhvilluar javën e kaluar dy sesione trajnimi, për specialistët e ekstensionit të bujqësisë dhe fermerët e vegjël, në Durrës dhe Lezhë. Temat e mbuluara në trajnim përfshijnë mirëmbajtjen e të dhënave të fermave, proceset e regjistrimit të agrobiznesit, treguesit e efikasitetit të fermës, planet e biznesit, dhe më shumë. Gjithashtu, ekonomistët e lartë të FAO-s mbajtën një leksion të hapur për studentët e Universitetit mbi “Gjendjen e financave të gjelbra në sektorin agroushqimor” dhe “Rreziqet klimatike dhe rëndësia e tyre për bankat qendrore”. Ekspertët e bujqësisë besojnë se fuqizimi i komuniteteve bujqësore me njohuri financiare është thelbësor për sukses afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë. atsh
Fuqizim i komunitetit bujqësor me njohuri financiare
RELATED ARTICLES