Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShkalla e punësimit tek të rinjtë

Shkalla e punësimit tek të rinjtë

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 58 %. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e parë të këtij viti, sipas të cilit, ky tregues është rritur me 2.8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, dhe me 1.2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e katërt 2022. Ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22.5 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1.8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, ky tregues është rritur me 1 pikë përqindje. Sipas INSTAT-it, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 69.3 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 3.6 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments