Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kontrollin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë tha se, “Këshillimi Kombëtar nxori se 61 % e qytetarëve iu përgjigj pozitivisht pyetjes për inicimin e kësaj nisme. Ka filluar puna nga disa ministri”. “Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe garantimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kultivimit, prodhimit dhe eksportimit të bimës kanabis sativa, nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare për këto qëllime që janë të mirëpërcaktuar me ligj”, theksoi Manastriliu. Ministrja Manastirliu u shpreh se “gjatë hartimit të këtij projektligji, i cili ka kaluar disa faza konsultimi me ekspertë vendas e të huaj, me ekspertë të cilët na janë vënë në dispozicion nga Agjencia për Zhvillim GIZ Albania dhe është konsultuar nga shoqata dhe grupe të interesit. Procesi i konsultimeve ka zgjatur nga 30 qershor 2022 deri në 10 mars 2023”. Më tej, Manastirliu vuri në dukje se “janë parashikuar të gjithë kushtet e mirëpërcaktuara për të gjithë aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve të posaçme, të cilat kanë kritere të mirëpërcaktuara dhe mirë organizuara nga pikëpamja e proceseve. Kemi pasur vëmendjen e praktikave më të mira që ka sot në botë, në ato vende ku është i lejuar kultivimi dhe kontrolli i të gjithë proceseve për kultivimin dhe prodhimin e nënprodukteve të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale”. “Një pikë shumë e rëndësishme që parashikon ky pr/ligji është edhe ngritja e regjistrit të posaçëm të subjekteve të licencuara dhe të lejuara, i cili do të jetë një regjistër i aksesueshëm nga të gjitha strukturat përkatëse të shtetit duke e bërë këtë proces të kontrolluar, të monitoruar nga shteti me kushte e kritere specifike dhe bazuar edhe në sugjerimet më të mira të partnerëve tanë”, tha Manastirliu.
Miratohet projektligji i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale
RELATED ARTICLES