Thursday, March 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKombëtarja pret sonte Moldavinë në stadiumin “Air Albania”

Kombëtarja pret sonte Moldavinë në stadiumin “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon mbrëmjen e sotme ndeshjen me përfaqësuesen e Moldavisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kombëtarja kërkon sot fitoren e parë të eleminatoreve për në Kampionatin Evropian Euro 2024. Në ndeshjen e parë të këtyre eleminatoreve Shqipëriae drejtuar nga braziliani Silvinjo u mposht 1:0 nga Polonia, kurse Moldavia barazoi ndeshjen e shkuar 0:0 me Republikën e Çekisë. Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin E të këtyre kualifikimeve, ku Shqipëria zë vendin e fundit, respektivisht vendin e pestë në tabelë me asnjë pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë dhe ndodhet në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Përballja e fundit e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë daton në muajin tetor të vitit 2019, ku asokohe kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat bindës 4:0. Kombëtarja zhvilloi mbrëmë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Moldavinë. Kuqezinjtë punuan në stadiumin “Air Albania” për më shumë se një orë me të gjithë grupin që ka qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo. Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike, dhe lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Trajneri ka provuar situata të ndryshme loje dhe vendosje të ndryshme taktike. Me këtë seancë Kombëtarja ka përmbyllur përgatitjet që kanë zgjatur për rreth 11 ditë për dy ndeshjet e qershorit të kualifikueseve të Europianit Gjermani 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Shqipëria luan sonte me Moldavinë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor përballet në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ