Top Channel/ Po vijnë ditët e nxehta, Stuhi do ketë edhe në Korrik

0
201

Moti pritet të përmirësohet nga java tjetër, pritet të kemi goditjen e valëve të të nxehtit afrikan në pellgun në pellgun e Mesdheut, ku Spanja, Sardenja, Italia, pjesa veriperëndimore e Ballkanit do të shënojnë temperaturat më të larta. Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj vale, që do të thotë se ne do të kemi mot të kthjellët, do të kemi më shumë orë me diell me reshje shumë të pakta dhe të izoluara, ndoshta në zonat ekstreme veriore. Temperaturat e ajrit në Shqipëri do të jenë 25 apo lehtësisht mbi këtë vlerë. Do të jemi në periferi të valës së të nxehtit, ku temperatura ekstreme do të përjetojë Spanja dhe e gjithë jugu i Italisë, Shqipëria do të mbetet ende me këto vlera, pra 34-35 gradë në 10-ditshin e fundit të qershorit”, u shpreh sinoptikania. “Fenomeni El Ninjo që sjell temperatura të larta në oqeanin Paqësor bën që të kemi ndikim dhe të presim temperatura të larta në dy vitet pasardhëse. Është një fenomen, një gjendje termike, një anomali termike e cila ndikon në sistemin tokë-atmosferë. Fenomeni El Ninjo i cili ndodh të paktën 1 herë në 4-5 vite ne do të presim ditë dhe vite të nxehta. 2024 dhe 2025 do jenë vitet më të nxehta kjo në rang global dhe në rang territorial. Prandaj pritet që Shqipëria të shënojë temperatura të larta gjatë 2024 dhe 2025. Ajo çfarë ndodh gjatë këtij fenomeni, ne do të kemi shpeshtimi të fenomeneve ekstreme, do të kemi rrebeshe shiu, ciklone, stuhi tropikale të cilat do jenë jo vetëm më të shpeshta, por do jenë në një shkallë egërsie më të lartë në momentin që kemi këtë fenomen”, tregon Lajda Porja.