Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKomisioni i BE harton legjislacionin për euron digjitale

Komisioni i BE harton legjislacionin për euron digjitale

Komisioni Evropian po përgatitet për krijimin e euros digjitale. Euroja digjitale do të jetë e disponueshme për konsumatorët në zonën e euros për të bërë pagesa online dhe offline, për shembull përmes telefonave inteligjentë ose orave inteligjente. Ai ndryshon nga pagesat me kartë debiti dhe krediti. Në projektligjin e ekzekutivit të Bashkimit Evropian, komisioni thekson se digjitalizimi karakterizon gjithnjë e më shumë jetën në Evropë. Evropianët po përdorin gjithnjë e më shumë monedha digjitale private për transaksionet e tyre. Por, monedha e bankës qendrore në formën e kartëmonedhave dhe monedhave nuk mund të përdoret për pagesat online dhe për këtë arsye është e nevojshme të futet një formë e re e monedhës zyrtare, që mund të përdoret për këto pagesa dhe është gjithashtu pa rrezik. Për disa kohë, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka hetuar futjen e eurod digjitale si reagim ndaj rritjes së kriptomonedhave, si Bitcoin dhe Ether. Në mesin e korrikut të vitit të kaluar, BQE-ja vendosi t’i çojë përgatitjet e saj në një nivel tjetër me një hetim dyvjeçar për teknologjinë dhe mbrojtjen e të dhënave, që filloi në tetor të vitit të kaluar. Këshilli Drejtues i BQE-së do të vendosë këtë tetor, nëse duhet të nisë një fazë hyrëse për zhvillimin dhe testimin e euros digjitale. Euroja digjitale nuk do të zëvendësojë paratë aktualisht në qarkullim, ndërsa pritet të prezantohet në vitin 2026. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments