Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here me shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të mëngjesit POR mesdita sjell intervale me kthjellime. Parashikohet që; orët e pasdites të rrezikohen nga shira të dobët në pjesën më të madhe të MV POR shirat do të jenë të përkohëshëm PASI mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme.
Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferik në Gadishullin e Ballkanit duke bërë që shirat të jenë dominante KU herë pas here priten edhe rrebeshe. Po ashtu; Brigjet e detit Egje si edhe Brigjet e detit të zi PARAQITEN nën ndikimin e stuhive tropikale KU rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë dominante NDERSA Ishujt Britanikë, Gadishullin Iberik, Gadishullli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore PARAQITEN nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominojnë për-gjatë gjithë ditës.