Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIARRSH: Realizohen 25 % e punimeve në Unazën Veriore të Tiranës

ARRSH: Realizohen 25 % e punimeve në Unazën Veriore të Tiranës

Në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës, një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit, po vijon puna. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se realizimi fizik ka arritur në masën 25%. Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote. Ky segment bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve për mjetet që vijnë apo udhëtojnë drejt qarkut të Dibrës. Kompletimi i Unazës së Madhe do të lehtëson ndjeshëm hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments