Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE: Fundi i tarifave të roaming në BE

KE: Fundi i tarifave të roaming në BE

E mbani mend kohën kur nuk mund t’i aktivizonit të dhënat tuaja celulare kur udhëtonit jashtë vendit sepse dëshironit të shmangnit tarifat e larta?, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian. Kanë mbaruar ato ditë! Me përfundimin e tarifave të roaming-ut, tani mund të telefononi të dashurit tuaj dhe të përdorni të dhënat pa u shqetësuar se sa po shpenzoni. Rregullorja jonë Roam Like at Home ju jep të njëjtat përfitime jashtë vendit si në shtëpi. Kjo do të thotë, Shërbime 5G të shpejta rrufe që ju japin lidhje të pandërprerë kudo që të jeni, mbrojtje nga tarifat e papritura, në mënyrë që të shijoni përvojën e plotë digjitale me qetësi dhe përmirësim të aksesit në shërbimet e urgjencës, duke vënë në plan të parë sigurinë e të gjithë udhëtarëve. Fundi i tarifave të roaming në BE ka revolucionarizuar mënyrën se si udhëtojmë dhe komunikojmë, duke thyer barrierat dhe duke e afruar Evropën. Një përvojë e përmirësuar roaming Nga 01 korriku 2022 – ”Roaming si në shtëpi” zgjerohet dhe përmirësohet me përfitime shtesë për një përvojë më të mirë roaming kur udhëtoni jashtë vendit në BE. E njëjta cilësi brenda dhe jashtë vendit ”Roaming si në shtëpi” do të thotë që ju duhet të jeni në gjendje të përdorni shërbimin celular në të njëjtën mënyrë si në shtëpi. Kjo përfshin cilësinë, si shpejtësinë ose aksesin në 5G nëse normalisht keni 5G në shtëpi. Në disa raste nuk është e mundur të ofrohet e njëjta cilësi sepse rrjeti mund të mos jetë aq i mirë sa ai që përdorni zakonisht në shtëpi, operatori juaj duhet të bëjë çmos për të ofruar të njëjtën cilësi si në shtëpi kur kjo është teknikisht e mundur. Operatori juaj duhet t’ju informojë se si mund të ndryshojë shërbimi në roaming nga shërbimi që përdorni në shtëpi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments