Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Shkencëtarët krijojnë embrionin sintetik njerëzor

 Shkencëtarët krijojnë embrionin sintetik njerëzor

Shkencëtarët kanë krijuar embrione sintetike njerëzore duke përdorur qeliza staminale – një lëvizje që ekspertët thonë se mund të sigurojë një pasqyrë të shkaqeve të abortit spontan dhe aspekteve unike të zhvillimit njerëzor, e cila ngreh njëkohësisht edhe pikëpyetje etike dhe ligjore. ”Profesoresha Magdalena Zernicka-Goetz, nga Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, përshkroi promovimin e embrioneve në një fazë pak mbi ekuivalentin e 14 ditëve të zhvillimit për një embrion natyror, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Qelizat Staminale”, tha ”The Guardian”. Sipas gazetës, strukturat nuk kërkojnë vezë ose spermë, nuk kanë një zemër që rreh ose fillimin e një sistemi nervor qendror, por përmbajnë qeliza që zakonisht do të zhvillohen për të formuar placentën dhe vetë embrionin. Nuk dihet nëse modelet sintetike mund të zhvillohen në embrione të qëndrueshme nëse implantohen. James Briscoe, drejtor i asociuar i kërkimit në institutin ”Francis Crick”, tha se ”nuk ishte e mundur të komentohej në detaje rëndësia shkencore pa një punim të rishikuar nga kolegët, por modelet sintetike të embrioneve njerëzore të bazuara në qelizat burimore kanë shumë potencial”. “Ato mund të ofrojnë një pasqyrë themelore në fazat kritike të zhvillimit njerëzor. Këto janë faza që kanë qenë shumë të vështira për t’u studiuar dhe është një kohë kur shumë shtatzëni dështojnë”, shtoi ai. “Pamje të reja mund të çojnë në një kuptim më të mirë të shkaqeve të abortit spontan dhe aspekteve unike të zhvillimit njerëzor”, theksoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments