Anëtarët e NATO-s do të diskutojnë parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe planet për grumbullimin e municioneve kritike në takimin e ardhshëm të ministrave të tyre të Mbrojtjes në Bruksel, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ministrat kanë planifikuar të diskutojnë zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit për armët dhe municionet thelbësore, gjë që do të vendoset në takimin e ardhshëm të samitit në korrik”, tha Stoltenberg. Ai përmendi municionet e artilerisë 155 milimetra si një shembull të municionit të nevojshëm. Aleanca e NATO-s do të marr në konsideratë, gjithashtu raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe predha të drejtuara me saktësi në këtë kategori. Plani synon të eliminojë shpejt deficitet aktuale dhe të sigurojë që municioni të jetë më i standardizuar. “Një fokus tjetër thelbësor i takimit të Grupit të Planifikimit Bërthamor të NATO-s të premten është diskutimi i aspekteve bërthamore të mjedisit aktual të sigurisë në kuadër të retorikës së pamatur bërthamore nga Rusia”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit, në Bruksel. Ai theksoi se Moska, gjatë muajve të fundit kishte pezulluar pjesëmarrjen në New START, një traktat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që synon reduktimin e arsenalit të tyre bërthamor që hyri në fuqi në fillim të vitit 2011. atsh
NATO diskuton parandalimin bërthamor
RELATED ARTICLES