Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPNUD, mbështetje bizneseve të vogla në Lezhë

PNUD, mbështetje bizneseve të vogla në Lezhë

PNUD Albania ka përmbyllur me sukses trajnimet në grup me 25 biznese të vogla në Lezhë, të cilat janë bërë pjesë e metodologjisë “In Motion” prej 3 muajsh. Zyra e shtypi në PNUD Albania, bën të ditur se, “metodologjia “In Motion” po ndihmon mikrobizneset e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe Covid19, me grante për pajisje biznesi, modernizim të imazhit tregtar, si edhe me këshillim për përmirësimin e aftësive menaxhuese”. Sipas njoftimit të PNUD Albania, pas përfundimit të trajnimeve në grup, bizneset në Lezhë do të vijojnë edhe me disa këshillime të personalizuara, do të pajisen me pajisje të reja dhe do të kenë imazh të ri tregtar. “Ne po zbatojmë këtë program në Lezhë dhe në Durrës me mbështetjen e sistemit bankar In Motion është pjesë e projektit “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Qëndrueshmëria” (ERR), i cili zbatohet nga UNDP dhe financohet nga British Embassy Tirana dhe Embassy of the Netherlands in Albania”, njofton PNUD Albania. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments