Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAOKB:Konfliktet, uria dhe ndryshimet klimatike në 2022

OKB:Konfliktet, uria dhe ndryshimet klimatike në 2022

Konfliktet, uria dhe ndryshimet klimatike kanë çuar në një numër rekord njerëzish të zhvendosur në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR). UNHCR deklaroi se deri në fund të vitit 2022, numri i njerëzve të zhvendosur kishte arritur një rekord 108.4 milionë, një rritje rekord prej 19.1 milionë nga viti i kaluar. Agjencia tha se ‘’tendenca në rritje nuk tregoi asnjë shenjë ngadalësimi në 2023 pasi konflikti në Sudan e kishte shtyrë totalin global në rreth 110 milionë deri në maj’’. ‘’Shifrat treguan se disa njerëz janë shumë të shpejtë për të nxituar në konflikt dhe shumë të ngadalshëm për të gjetur zgjidhje’’, deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. ”Pasoja është shkatërrim, zhvendosje dhe ankth për secilin prej miliona njerëzve të çrrënjosur me forcë nga shtëpitë e tyre. Nga totali global, 35,3 milionë ishin refugjatë, njerëz që kanë kaluar një kufi ndërkombëtar për të gjetur siguri, ndërsa 62,5 milionë njerëz janë zhvendosur në vendet e tyre nga konflikti dhe dhuna”, shtoi ai. Lufta në Ukrainë ishte shkaku kryesor i zhvendosjes në vitin 2022. Numri i refugjatëve nga vendi u rrit nga 27 300 në fund të vitit 2021 në 5,7 milionë në fund të vitit 2022, duke përfaqësuar daljen më të shpejtë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ