Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBie me 7.2 % konsumi i energjisë nga familjarët

Bie me 7.2 % konsumi i energjisë nga familjarët

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2023, u ul me 10.1 %, duke arritur vlerën 1595 GWh nga 1775 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2022. Referuar të dhënave të publikuara në raportin e INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 13.6 %, përkundrejt rënies me 7.2 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë. Të dhënat tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2787 GWh nga 2016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments