Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEVijon dezinsektimi kundër karkalecave

Vijon dezinsektimi kundër karkalecave

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se po vijon dezinsektimi në zbatim të planit të masave, për zhdukjen e karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore. Sipas njoftimit nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) në Grabian dhe Tërbuf të bashkisë Lushnjë, prej dy ditësh po vijoj dezinsektimi në sipërfaqet e tokës ku është evidentuar prezencë e insektit të karkalecit. Procesi dhe grafiku i dezinsektimit po ndiqet nga afër nga specialistë të departamentit të shërbimit dhe mbrojtjes së bimëve nga Drejtoria Rajonale Vlorë dhe profesorë të UBT-së. Për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar punën që në sezonin e vjeshtës duke zbatuar një protokoll shkencor për zhdukjen e karkalecit, që nis me dezinfektimin e insektit që në formën larvore të tij (pikërisht në këtë periudhë 10 – 20 qershor) dhe në fazën kur bëhet vezë në periudhën e vjeshtës. Profesori i UBT-së, Shpendi Shahini tha për mediet se, “aktualisht jemi në kushtet e një situate nën kontroll të këtij dëmtuesi. Ne kemi një studim shkencor për insektin, për kushtet e vendit tonë dhe ndërhyrja që po ndërmerret është pikërisht e bazuar në këto aspekte shkencore, me qëllim marrjen e masave të kontrollit sa më efektive”. Shahini tha se, nga monitorimi që i kemi bërë situatës që prej vjeshtës së vitit të kaluar, shihet se niveli i këtij dëmtuesi është në nivele të zakonshme dhe nuk pritet të kemi dëme në perspektivë. Ai theksoi se, masat eficiente kanë të bëjë me ndërhyrjen në kohën e duhur për këtë dëmtues dhe kjo gjë po kryhet pikërisht tani. “MBZHR dhe UBT kanë bashkëpunuar për këtë çështje që prej fillimit të vitit të kaluar dhe ne sot e dimë se ku i kemi vatrat e insektit. Por çështja është se ne nuk mund të realizojmë spërkatjen me pesticide sapo të jetë evidentuar dëmtuesi, sepse ka një moment biologjik dhe ndaj këtu konsiston bashkëpunimi me MBZHR, për t’i sugjeruar kohën e përshtatshme për ndërhyrje”, u shpreh profesori i UBT-së. Ai tha se, insekti është shfaqur në fund të muajit maj dhe brenda 20 ditëve, që përkon me datën 12 qershor, ka ndodhur dhe çelja e popullatës, çka dikton momentin e duhur për të ndërhyrë me dezinfektimin e tokës ku është shfaqur. Shahini bëri të ditur, se preparatet e përdorura për dezinfektimin e karkalecit janë miqësore dhe nuk dëmtojnë mjedisin dhe kulturat bujqësore. Sipas AKVMB zonat ku do të bëhet ndërhyrja janë: Në Gjolenë të Belshit ku është kryer ndërhyrja. Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet në datë 14 dhe 15 qershor. Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Divjakës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor. Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunare të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor. Në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Kotë dhe Pete të Bashkisë Selenicë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments