Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMDoktoraturat:15 bursa në universitetet prestigjioze në Evropë

Doktoraturat:15 bursa në universitetet prestigjioze në Evropë

Studentët me rezultate të larta në mësime në Universitetin Bujqësor të Tiranës, kanë përfituar nga Programi i Doktoraturave në sektorin e bujqësisë në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit me universitetet më të njohura në Evropë. Universiteti Bujqësor i Tiranës me mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ Albania, në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë mundësuar 15 bursa studimi në disa prej universiteteve më prestigjioze në Evropë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se mbështetja për programin e ndërkombëtarizimit të UBT-së, me universitetet e mirënjohura në Europë, do i japë një frymë tjetër zhvillimi kërkimit shkencor dhe kualifikimit të këtyre doktorantëve në fusha të nevojshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Rihapja e programeve të doktoraturës në UBT mbështetur nga qeveria gjermane u konkretizua pas një pune të gjatë dhe të mirë të MBZHR dhe UBT-së me autoritetet gjermane teksa ishte dhe një nga pikat kryesore në takimin që ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Özdemir, zhvilloi në Tiranë, me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe rektorin e UNT-së, prof. dr. Fatbardh Sallaku, në fund të vitit të kaluar. “Kjo ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u zhvilluar më tej në kërkimin shkencor, për të integruar njohuritë teorike me ato praktike sipas shembujve më të suksesshëm në BE, si edhe për të kontribuar me njohuritë e përfituara në të ardhmen e bujqësisë në Shqipëri”, u shpreh Krifca. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments