Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022. Kryetari i komisionit Eduard Shalsi bëri të ditur se Kuvendi kërkon që Autoriteti i Konkurrencës duhet të përmirësojë punën në disa drejtime. Sipas tij, Autoriteti i Konkurrencës duhet të veprojë në kohën e duhur dhe me gjithë forcën e ligjit për ndëshkimin e operatorëve të tregut me sjellje të përsëritur dhe shkelje të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit. Autoriteti i Konkurrencës duhet të monitorojë sjelljen e ndërmarrjeve të prekura nga transaksioni i përqendrimit në tregun e telefonisë celulare, në kushtet kur struktura e tregut ka ndryshuar tërësisht. Njëkohësisht, Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna në tregjet e monitoruara apo hetuara gjatë 2002, si dhe të vlerësojë rast pas rasti sjelljen e ndërmarrjeve të cilat gëzojnë pozitë dominuese nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare në fuqi, apo atyre të reja si projekti i investimit strategjik të Marinës dhe Jahteve të Durrësit. Po ashtu, duhet të ndërmarrë një procedurë monitorimi apo hetimi në tregun e shërbimit spitalor privat, me qëllim vlerësimin e konkurrencës në këtë treg në kushtet e ndryshimit të pronësisë së spitaleve private gjatë viteve të fundit. Kuvendi i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës edhe të mbikëqyrë me prioritet dhe të dalë me rekomandime konkrete për tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar, të tilla si tregu i prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, tregu i ushqimeve, sidomos artikujve bazë të shportës, tregu i karburanteve dhe ai i ndërtimit. Kuvendi i la detyrë Autoritetit të Konkurrencës edhe digjitalizimin e arkivës dhe forcimin e kapaciteteve administrative. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on