Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron diskuton për Kievin me liderët gjermanë dhe polakë

Macron diskuton për Kievin me liderët gjermanë dhe polakë

Presidenti francez, Emmanuel Macron diskutoi garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën në bisedimet në Paris, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderin polak, Andrzej Duda. “Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda, i cili është një nga mbështetësit më të zjarrtë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai tha se kjo ishte pritshmëria e udhëheqjes ukrainase dhe ushtarëve që mbrojnë Ukrainën nga pushtimi i Rusisë. Duda shtoi se shpresonte se samiti i ardhshëm i NATO-s në Lituani në korrik do t’i sillte Ukrainës “dritën në fund të tunelit” që kishte dëshiruar. Macron ishte më i rezervuar se Duda, duke thënë se bisedimet duhet të përqendroheshin në mbështetjen e NATO-s për Ukrainën për t’i dhënë asaj të gjitha perspektivat që i takojnë. “Samiti i ardhshëm do të bëjë të mundur zhvillimin e një vizioni më të qartë për të ardhmen e sigurisë kolektive”, tha Macron. Ukraina shpreson të marrë një udhërrëfyes konkret për t’u pranuar në aleancën e mbrojtjes perëndimore. Zelensky njoftoi kërkesën e tij për një anëtarësim të shpejtë vitin e kaluar. Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si Gjermania, kanë shprehur rezerva, duke qenë se një nga kushtet fillestare për anëtarësim është mospërfshirja në konflikte ndërkombëtare. Një arsye tjetër që ata nuk kanë dhënë perspektiva të caktuara për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është frika nga një përgjigje e paparashikueshme nga Moska. Kremlini ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të mos pranohet në aleancë. Për një periudhë të gjatë tranzicioni me sa duket, tani ka diskutime për përmirësimin e Komisionit ekzistues NATO-Ukrainë në një Këshill të ri NATO-Ukrainë. Një forum i tillë i përbashkët këshillues do të ishte një hap i rëndësishëm drejt diskutimit të çështjeve kryesore të sigurisë me Ukrainën në baza të barabarta. Duke anashkaluar çështjen e anëtarësimit, Scholz tha se përpjekjet kryesore aktualisht synojnë të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë. Macron tha se kundërofensiva e Ukrainës filloi disa ditë më parë dhe pritet të zgjasë disa muaj. Franca së fundmi, ka rritur furnizimet me armë dhe municione dhe vazhdon ta furnizojë atë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments