Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIStrategjia e specializimit inteligjent

Strategjia e specializimit inteligjent

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurrues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qendrore e lokale. Strategjia mbështetet qoftë në analizën e pikave të forta dhe potencialin e ekonomisë rajonale apo në raste të vendeve të vogla edhe të asaj kombëtare (si në rastin e Shqipërisë) por nga ana tjetër mbështetet edhe në një proces gjithëpërfshirës, të quajtur Entepreneurial Discovery Process (EDP), ku përfshihen të gjitha palët e interesuara nga helika e katërfishtë (Quadruple Helix) që përfshin: 1) Qeverinë (qendrore dhe lokale), 2) Biznesin, 3) Akademinë, 4) Shoqërinë Civile. S3 ofron një analizë të situatës me një qasje të gjerë me fokus inovacionin, duke përfshirë, por pa u kufizuar, tek prirjet që lidhen me teknologjinë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments