Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Martë,13 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Martë,13 Qershor 2023

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here me shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 25 Gradë C.

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të mëngjesit POR mesdita sjell intervale me kthjellime. Parashikohet që; orët e pasdites të rrezikohen nga shira të dobët në pjesën më të madhe të MV POR shirat do të jenë të përkohëshëm PASI mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin sërisht  kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 27 gradë C.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Rajonin e Mesdheut do të diktojë kushtet atmosferike në të gjithë Europën Jugore duke bërë që rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e forta të erës të jenë dominante. PO ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të perfshihen nga vranësira konvektive dhe rrebeshe shiu NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë në Europën Veriore, Europën Qëndrore si edhe të gjithë Britaninë e Madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments