Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMiqësoret ,Kurti dhe Sulejmani: Kemi grup cilësor

Miqësoret ,Kurti dhe Sulejmani: Kemi grup cilësor

Veç Kombëtares A dhe Shpresave, edhe ekipi kombëtar U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor. Grumbullimi ka nisur që prej pasdites së të shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19. Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A. Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit tregon për fshf.org se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë. Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar zbulon edhe objektivat e së ardhmes. “Kam qenë pjesë e moshave të Kombëtares. U ndjeva shumë i lumtur që mora sërish një ftesë për këtë grumbullim të radhës, ku kemi edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Kosovës”, tha ai. Lidhur me punën me trajnerin Bulku, Kurti u shpreh se, “ne e njohim edhe më parë, sepse kemi punuar më parë në ekipin U-17. Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë. Jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje”. Për veshjen e fanellës kuqezi, Kurti tha se, “është ndjesi shumë e veçantë dhe kur e vesh këtë fanellë, ndihem shumë i lumtur sepse përfaqësoj kombin tim. I bëj thirrje të gjithë lojtarëve që kur e veshin këtë fanellë, të luajmë me shpirt dhe me gjak në fushë”. I pyetur për rëndësinë e këtyre ndeshjeve kundër Kosovës për grupin kuqezi, ai tha se, “janë dy miqësore shumë të vlefshme. Stafi duhet ta shikojë grupin, që të formohet edhe grupi më i mirë i mundshëm dhe që kur të shkojmë në Europian të bëjmë më të mirën tonë dhe të arrijmë objektivat tonë”. Sa i përket objektivave në aspektin personal, Kurti theksoi se, “për momentin jam një lojtar i Laçit, jam fokusuar aty dhe shpresoj të shkoj akoma edhe më lart. Sigurisht, edhe me ekipin kombëtar. Dua të arrij majat”. Nga ekipi kombëtar U-17, në një aventurë të re me Shqipërinë U-19 Flavio Sulejmani, sulmuesi i talentuar kuqezi vjen për herë të dytë në Kombëtaren U-19, ndërsa tregon për fshf.org edhe objektivat e skuadrës në këto dy miqësore. ‘Fitore dhe konsolidim’, këto dy gjëra pret Sulejmani nga dy ndeshjet kundër Kosovës, ndërsa zbulon edhe objektivat për të ardhmen. Si ndihesh që grumbullohesh me Kombëtaren U-19? – U ndjeva shumë i lumtur sepse është hera e dytë që marr ftesën nga Kombëtarja U-19 dhe shpresoj që të bëj sa më mirë për Shqipërinë. Ai tha se, “pas tre ditë stërvitje, atmosfera është shumë e mirë. Grupi është në formë dhe besoj se do të luajmë shumë mirë. Edhe me trajnerin ndihemi mirë”. Lidhur me atë që pritet nga Shqipëria në këto dy miqësore kundër Kosovës, Sulejmani u shpreh se, “grupi ynë ka cilësi dhe i ka të gjitha për të fituar ndeshjet me Kosovën. Presim fitore, konsolidim dhe këto ndeshje do të jenë të parat për të shkuar në Europian dhe për të bërë më të mirën tonë”. Sa i përket aspektit personal, ai u shpreh se, “objektivi im është të luaj në Kombëtaren A dhe pastaj të shkoj sa më lart në një klub evropian”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ