Në tre muajt e parë të vitit të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën 214 milionë euro. Sipas BSH-së, ky tregues u rrit me 16 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një reduktimi deri në 2020-ën, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri të prurjeve nga emigracioni, që përkon edhe me periudhën e shtimit të fluksit të emigrantëve që vijnë në vendin tonë. Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vijnë Anglia dhe Gjermania. atsh