Avionët luftarakë të NATO-s janë nisur në disa misione për të hetuar avionët ushtarakë të paidentifikuar rusë mbi Detin Baltik, thanë sot zyrtarët ushtarakë në Lituani. “Gjithsej, u nisën 15 avionë për të hetuar kërcënimet e mundshme javën e kaluar”, tha Ministria e Mbrojtjes. Shumica e tyre thuhet se operonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare pa një plan fluturimi të paracaktuar, sinjal transponder ose kontakt radio. Ministria e lidhi këtë me një seri manovrash ushtarake që shtetet baltike po kryejnë, si në nivel kombëtar ashtu edhe së bashku me aleatët e NATO-s. Manovra vjetore ushtarake detare e udhëhequr nga SHBA-ja, BALTOPS, po zhvillohet në Detin Baltik, në të cilën marrin pjesë 50 anije dhe varka nga 19 shtete të NATO-s dhe Suedia. “Flota ruse e Balltikut po kryen gjithashtu manovra ushtarake”, tha ministria për “Baltic News Service”. Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionë luftarakë të tyre. Për këtë arsye, aleatët e NATO-s vendosin rregullisht avionë luftarakë dhe personel në zonën në Evropën verilindore. atsh
NATO heton fluturimet e paidentifikuara ruse mbi Detin Baltik
RELATED ARTICLES