Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë,12 Qershor 2023

Shqipëria Moti-E Hënë,12 Qershor 2023

Do të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites POR orët e padites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në Qarqet, Kukës, Shkodër dhe Qarkun e Korcës KU priten edhe mini-stuhi breshëri. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin. Temperaturate ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR mesdita nuk do të sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments