Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz:Do të bisedoj me Putin për luftën

Scholz:Do të bisedoj me Putin për luftën

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se synon të mbajë kontakte me presidentin rus Vladimir Putin dhe të flasë me të “së shpejti”. Scholz vuri në dukje se ai foli me Putinin menjëherë pasi udhëheqësi i Kremlinit dha urdhrin 15 muaj më parë për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës. “Kam ndërmend ta bëj përsëri së shpejti”, tha ai sot në Kongresin e 38-të të Kishës Protestante Gjermane, në qytetin jugor të Nurembergut. ”Një parakusht për një paqe të drejtë është që Rusia të tërheqë trupat e saj”, vazhdoi Scholz. “Kjo është ajo që duhet kuptuar”, tha ai. Në audiencë u dëgjuan thirrje të herëpashershme “negocio!”. Scholz u përgjigj me zë të lartë se ”negocimi është në rregull. Pyetja është kush negocion me kë dhe për çfarë”. “Ishte dhe është e drejtë që ne të veprojmë në mënyrë të koordinuar në çdo gjë që bëjmë. Të marrim parasysh çdo hap dhe të mos shkojmë vetëm. Ne i jemi përkushtuar këtij parimi që në fillim. Kufijtë në Evropë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, tha ai para audiencës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments