Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Do të rindërtojmë gjithçka në Ukrainën jugore

Zelensky: Do të rindërtojmë gjithçka në Ukrainën jugore

Pas shkatërrimit të diges Kakhovka në Ukrainën jugore , duke rezultuar në derdhjen e ujit mbi 600 kilometra katrorë tokë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet dhe tha se Kievi do t’i ndihmonte ata me rindërtimin. “Ne do t’ju ndihmojmë dhe do të rindërtojmë gjithçka që duhet të rindërtohet”, tha ai pas një vizite në zonat e prekura në Mykolayiv dhe Kherson. Delegacioni i Zelensky u ankua se edhe gjatë evakuimeve në vazhdim, forcat ruse kishin qëlluar nga disa zona të pushtuara të rajonit të Khersonit. “Megjithatë, masat e ndihmës duhet të zgjerohen”, tha Zelensky. Në Snihurivka në rajonin e Mykolaivit, do të formohet një ekip për krizat për të punuar gjatë gjithë kohës për të luftuar pasojat nga përmbytjet. “Është e rëndësishme të llogaritet dëmi dhe të sigurohen fondet për kompensimin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësia”, tha Zelensky në Kherson. Gjithashtu, është i nevojshëm një program për të kompensuar bizneset dhe për t’i zhvendosur ato diku tjetër në rajonin e Khersonit. Sipas administratës ushtarake të zonës, shumë njerëz duan të qëndrojnë në rajonin e goditur pavarësisht nga fatkeqësia e përmbytjeve. “Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka në plan të vizitojë pjesët e kontrolluara nga Rusia të zonës së përmbytjeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në Moskë. Sipas Kievit, nga 600 kilometra katrorë aktualisht nën ujë, 32% e tyre janë në territorin e kontrolluar nga Kievi dhe 68% në territorin e pushtuar nga Moska. “Në qytetin e Khersonit, niveli i përmbytjeve ishte 5.61 metra mëngjesin e së enjtes”, sipas zyrtarëve ukrainas. Qyteti është nën kontrollin e Ukrainës, ndryshe nga pjesa më e madhe e rajonit në bregun e majtë të lumit Dnipro, i cili është i pushtuar nga trupat ruse. Për shkak të luftimeve, puna e punonjësve të ndihmës është e vështirë dhe e rrezikshme. Ukraina, si shumë vëzhgues ndërkombëtarë, e konsideron Rusinë përgjegjëse për katastrofën. Kievi është i bindur se Moska e hodhi në erë digën për të penguar kundërsulmin e planifikuar ukrainas. Moska i ka hedhur poshtë akuzat duke fajësuar Ukrainën për sabotazh. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments