Intensifikohen kontrollet e Policisë kufitare përgjatë vijës bregdetare për të rritur sigurinë e pushuesve në plazhe. Policia e Vlorës, përmes një njoftimi për mediat bëri të ditur se, “në kuadër të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare Vlorë, Dhërmi, Sarandë, ka bllokuar 3 mjete lundruese . Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim”, njofton Policia. “Shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës dhe ato të Policisë Kufitare Dhërmi, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së posedimit dhe të drejtimit të tyre, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, në plazhe, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijen bregdetare të qarkut. Si rezultat, Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski” dhe 1 mjet lundrues gomone, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e tyre, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. 3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës”, bëhet me dije nga Policia e Vlorës. Një fund, Policia e Vlorës në fund garanton se policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, teksa apelon qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi që hasin. atsh
Siguria në plazhe:Bllokohen tre mjete lundruese
RELATED ARTICLES