Udhëheqësit gjermanë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz, mbrojtën një marrëveshje të arritur këtë javë duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të forcojnë të drejtën për azil. ”Vendet duhet të ndalojnë së drejtuari me gisht njëri-tjetrin dhe të mos ndihen përgjegjës”, tha Scholz në një fjalim në Kongresin e 38-të të Kishës Protestante Gjermane në qytetin jugor të Nurembergut. “Kjo është arsyeja pse marrëveshja është që ne të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Më në fund, më në fund” duhet të krijohet një sistem solidariteti për shpërndarjen e refugjatëve në Evropë”, shtoi Scholz. Scholz ka premtuar procedura më të shpejta të azilit dhe dixhitalizim më të madh të proceseve. atsh
Scholz justifikon marrëveshjen e BE për azilin
RELATED ARTICLES