Emri i koduar është ‘Project92’, në realitet është sfida që Mark Zuckerberg dëshiron të nisë në Twitter-in e Elon Musk. Një platformë e re, e ngjashme, por më efikase dhe më e “shëndetshme” se ajo e blerë nga pronari i Tesla-s, e cila tashmë do të kishte ndër përdoruesit e saj të ardhshëm personazhe të famshëm me miliona ndjekës. Ideja e një Twitter 2.0 u komunikua nga Chris Cox, shefi i produkteve të Meta, kompanisë që zotëron Facebook dhe Instagram, në një takim me drejtuesit kryesorë siç raportohet nga faqja e specializuar “The Verge”. “Kemi dëgjuar nga krijuesit dhe personazhet publikë dhe ata na kanë thënë se duan një platformë të menaxhuar në mënyrë të shëndetshme, të cilës mund t’i besojnë dhe të mbështeten për shpërndarjen e përmbajtjes së tyre”, shpjegoi menaxheri, duke e quajtur shprehimisht rrjetin e ri social. “një përgjigje për Twitter”. Cox pohoi gjithashtu se ishte tashmë në kontakt me yllin amerikan të talk-show Oprah Winfrey dhe Dalai Lama, përkatësisht 42 dhe 19 milionë ndjekës, të cilët do të ishin gati të hiqnin dorë nga Twitter për të hyrë në ”bandën” e Metës. atsh
Zuckerberg prezanton Twitter-in e ri
RELATED ARTICLES