Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti:Shkak sjellja destruktive e Serbisë

​Kurti:Shkak sjellja destruktive e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja e dakorduar me Serbinë nuk po gjen zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive nga kjo e fundit. Në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” të mbajtur në Dubrovnik, Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. “Në lidhje me raportet me Serbisë, ai tha se Kosova dhe Serbia tashmë kanë një marrëveshje të dakorduar me njohje reciproke de-facto në qendër, një arritje kjo e madhe e BE-së, por që nuk po gjen zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë. Me këtë rast, ai ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj”, bëri të ditur Qeveria e Kosovës. Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti ka përmendur edhe propozimin e tij të mëparshëm për një model të ri të bashkëpunimit rajonal të quajtur SEFTA, sipas modelit aktual të EFTA-EEA, që, sipas tij, do të shërbente si një baticë që ngre të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Kurti gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet dhe se i njëjti mund të reformohet dhe të zgjerohet në të njëjtën kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ