Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Karrota ?!

A e dini se Karrota ?!

Vlerat anti- tumorale dhe në mbrojtjen e syve të karrotës janë të padiskutueshme, por kjo perime ka një reputacion të keq nga ata që bëjnë politikat e dietave me pak karbohidrate, për shkak të nivelit të tyre të lartë në sheqer dhe ngarkesës së lartë glicemike. Në fakt, treguesi glicemik nuk është aq shumë i rëndësishëm- ngarkesa glicemike është ajo që vlen (testet e indeksit glicemik bëhen në porcione prej 50 gr karbohidrate, ndërsa testet e ngarkesës glicemike në porcionet që përdorim në përditshmëri, në jetën reale). Një karrotë ka 4 gramë karbohidrate, ndaj edhe ngarkesa e saj glicemike është në mënyrë qesharake e ulët. Duhet të hamë një ton karrota që ngarkesa e saj glicemike të konsiderohet mjaftueshëm e rrezikshme. E megjithatë, shumë doktorë të diabetit, mendimin e të cilëve i respektoj, u thonë pacientëve të bëjnë kujdes me karrotat. Për këdo tjetër, kjo perime është absolutisht e shëndetshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments