Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë, 10 Qershor 2023

Shqipëria Moti-E Shtunë, 10 Qershor 2023

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa vraanësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit POR mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments