Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Shtunë, 10 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Shtunë, 10 Qershor 2023

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. POR mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, kryesisht në zonat veri-veriperëndimore duke rrezikuar reshje te pakta dhe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin e kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h. Po ashtu, republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta POR pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës të ketë largim gradual të vranësirave nga i gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të jënë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h. Europa Lindore do të jetë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Europa Qëndrore si edhe ishujt Britanikë do të PARAQITEN me vranësira dhe shira të dendur KU herë pas here do të jenë rrebeshe. E njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojë në rajonin e Mesdheut KU rrebeshet e shiut mbeten prezent, si pasojë e zhvillimit të dy cikloneve Mesdhetare prej disa ditesh. Ndërsa, në dy skajet e Europës përkatësisht Gadishulli Skandinav dhe Gadishulli Iberik do të jenë nën ndikimin e motit kthjellët dhe temperaturave të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments