Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKuvendi miraton ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare”

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare”

Kuvendi miratoi sot me 72 vota pro disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”. Po ashtu Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Policinë e Burgjeve” si dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Në seancën e sotme plenare u miratuan po ashtu edhe projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Komisionierit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Deputetët votuan po ashtu edhe për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”. Në seancën e sotme u votuan edhe disa ndryshime në anëtarësinë e komisioneve të përhershme të Kuvendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments