Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPunime mirëmbajtëse në “Lëmin e Çelo Picarit”

Punime mirëmbajtëse në “Lëmin e Çelo Picarit”

Gjatë kësaj jave specialistët e DRTK Gjirokastër kanë ndërhyrë për pastrimin nga bimësia të banesës Lëmi i Çelo Picarit (Monument Kulture Kategori e I) në fshatin Picar. Banesa e Çelo Picarit ndodhet në Picarin e vjetër, një vend i braktisur ku banorët e fundit kanë ikur në vitet 60 të shekullit XX dhe janë shpërngulur në Picarë-Koronë në afërsi me rrugën nacionale. Kjo banesë në jug të saj ka Lëmin në të cilin në 1847 u mbajt Beslidhja e Kurveleshit një lëvizje kundër masave të tanzimatit. Lëmi është i ndërtuar me rrasa guri që vijnë në formë rrethore të vendosura në mënyrë të rregullt. Lëmi përbëhet nga rreth 20 rrathë me pllaka që ndërpriten nga dy rrathë me gurrë të vendosur në këmbë me trashësi 7-8 cm dhe lartësi 17-20 cm. Pllakat me përmasa të ndryshme kanë trashësi 8 cm dhe përmasa më të ngushta në drejtim të qendrës. Muret e Lëmit janë 60 cm të gjerë. Çelo Picari, emri i vërtetë i të cilit ka qenë Xhelil Bega, lindi më 1802 në Picar të vjetër. Në 1821 ai komandoi trupat e pashallëkut të Janinës që mbronin Tepelenën kundër ushtrisë osmane. Pas vdekjes së Ali Pashës ai u internua në Prevezë. Ai mori pjesë në disa kryengritje, mes të cilave dy kryengritjet e Labërisë. U internua disa herë për shkak të veprimtarisë së tij. Picari vdiq në Athinë më 1880. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments