Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe presidenti amerikan, Joe Biden theksuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në Uashington. Të dy udhëheqësit theksuan nevojën për rregullime afatgjata të sigurisë për vendin e shkatërruar nga lufta, si parandalim kundër agresionit nga presidenti rus Vladimir Putin. Në konference të përbashkët për shtyp, dje në Shtëpinë e Bardhe, Bidën u pyet për hezitimin e më shumë fondeve për Ukrainën midis disa ligjvënësve në Partinë Republikane rivale. “Besoj se do të kemi fondet e nevojshme për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa do të duhet”, tha Biden. Ai tha se Moska nuk do ta ndalonte pushtimin e saj nëse perëndimi nuk do të mbështeste Kievin. “Presidenti Putin mendon se aleanca do të lodhet dhe do të dorëzohet”, tha Sunak. “Sa më shumë mbështetje të ofrojmë për Ukrainën, mendoj se i dërgon atij një sinjal të fortë se ne nuk do të shkojmë askund. Ne do të jemi këtu për aq kohë sa do të duhet”, tha ai. Biden falënderoi gjithashtu Sunak për udhëheqjen e tij të fortë ndaj luftës në Ukrainë. “Të dy vendet tona do të ofrojnë mbështetje të palëkundur të popullit të Ukrainës”, tha presidenti amerikan, Biden. atsh