Rally Albania është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm. Ngjarja më e madhe ndërkombëtare, e përvitshme e motorsportit shqiptar ka startuar në Velipojë për të vijuar në ditët në vijim në vende të tjera duke dhuruar spektakël në rrugët e Shqipërisë.
Pjesë e këtij aktiviteti janë pilotë vendas e të huaj, 154 mjete, 213 garues dhe 37 skuadra, e organizuar nga Edvin Kasimati dhe Julinda Dhame, pionierët e Albanian Motorcycle Federation e MCA dhe Ambasadorët e Shqipërisë së aventurës. Këtë vit risia ishte tek kohëmatja e etapave speciale dhe konkretisht me anë të satelitit çdo mjet dhe çdo garues monitorohet me anë te sistemit GPS
Nga Voskopoja, Vlora, Velipoja, Lezha dhe Dibra të apasionuarit e motorsportit do vijojnë garën drejt Beratit për të përmbyllur sfidën e tyre me një ceremoni të ndarjes së çmimeve të shtunën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. atsh