Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANëndetësja ”H.M.S. Triumph” gjendet në Egje’ pas 81 vitesh

Nëndetësja ”H.M.S. Triumph” gjendet në Egje’ pas 81 vitesh

Nëndetësja e humbur britanike “H.M.S. Triumph”, fati i vërtetë i së cilës ishte i mbuluar me mister, që kur anija dhe i gjithë ekuipazhi i saj u zhduk në vitin 1942, më në fund u zbulua në shtratin e detit Egje’ nga studiuesi grek Kostas Toktaridis dhe ekipi i tij, pas një kërkimi që zgjati afërsisht 25 vjet. Nëndetësja ishte zhdukur pa lënë gjurmë, me të gjithë 64 anëtarët e ekuipazhit në bord, rreth 81 vjet më parë, në mes të Luftës së Dytë Botërore. Përpjekje të ndryshme për ta gjetur atë ishin bërë në periudha të ndryshme nga ekipe nga Mbretëria e Bashkuar, Malta dhe Rusia, por të gjitha pa sukses. Më në fund i takoi Toktaridisit dhe ekipit të tij për të zgjidhur misterin e zhdukjes së saj, pas një kërkimi që filloi për herë të parë në 1998. “Ishte misioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë që kam kryer ndonjëherë në jetën time,” tha Toktaridis për ANA-n. ”Historia e nëndetëses është shumëplanëshe dhe unike në kronikat detare, pasi është e lidhur në mënyrë të pandashme me rezistencën kombëtare dhe shërbimet sekrete të kohës, që vepronin gjatë pushtimit”, shtoi ai. ”Çelësi për zbulimin e sekretit që kishte mbetur i fshehur për më shumë se tetë dekada, ishte hulumtimi duke përdorur burime parësore historike. Duhej të bëhej një studim i gjerë i arkivave si në BM, Gjermani, Itali dhe Greqi”, shtoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments