Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREÇesk Zadeja, themeluesi i muzikës shqiptare

Çesk Zadeja, themeluesi i muzikës shqiptare

Çesk Zadeja u lind në Shkodër më 8 qershor 1927, njëri prej themeluesve të muzikës shqiptare.

U diplomua në Konservatorin “Santa Çiçilia” të Romës. Që në bankat e shkollës ka qenë këngëtar i korit dhe instrumentist i orkestrave shkollore dhe të qytetit.

Në vitet 1946-1947 ka drejtuar redaksinë e muzikës në Radio Tirana dhe më pas dirigjent i Ansamblit të Ushtrisë. Çesk Zadeja u bë i njohur dhe zuri një ndër vendet e korifeut të muzikës sonë pas përfundimit shkëlqyeshëm të Konservatorit “Çajkovski” të Moskës. Fill pas diplomimit ai përfundoi Simfoninë me të cilën fitoi çmimin e parë kombëtar.

Zadeja ka dhënë ndihmesën e tij si udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, si pedagog në Konservatorin e Tiranës, si udhëheqës artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ai mban titujt “Artsit i Popullit” dhe “Profesor”, si dhe ka merituar shumë urdhra dhe çmime. Sot e kësaj dite disa veprimtari kombëtare muzikore mbajnë emrin e tij. Një vit më parë Çesk Zadeja u nderua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me titullin e mirënjohjes “Nderi i Akademisë”.

Titulli i lartë u akordua me motivacionin “Personalitet unik në historinë e muzikës shqiptare, që hodhi themelet e shkollës kombëtare të saj; me kontribute të shquara si ideator, realizues dhe drejtues institucionesh qendrore universitare dhe kulturore; personalitet me vlera origjinale në art e kulturë”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ