Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe presidenti amerikan, Joe Biden do të zhvillojnë një takim në Uashington, ku do të diskutojnë sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Sunak, i cili do të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk kishte ende një përgjigje përfundimtare nëse Rusia ishte përgjegjëse për shkatërrimin e digës Kakhovka në Ukrainë, por sugjeroi se kjo ngjarje i përshtatej një “modeli të sjelljes” nga forcat e Vladimir Putin. Mbi 2 700 njerëz besohet se janë larguar nga zonat e përmbytura, në të dy anët e lumit të kontrolluar nga Rusia dhe Ukraina. Nuk është e qartë nëse shkalla e vërtetë e katastrofës është shfaqur ende në një zonë që ishte shtëpia e më shumë se 60 000 banorëve. Mbetet gjithashtu e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e digës. Sunak tha për BBC, se nëse dëmi i shkaktuar ishte i qëllimshëm, Britania e Madhe do të punonte për t’i kërkuar llogari përgjegjësve. “Ushtria dhe shërbimet tona të sigurisë janë ende duke kryer hetimet, kështu që ne nuk kemi një përgjigje përfundimtare se kush ishte përgjegjës”, tha ai. “Por, nëse rezulton se është Rusia, mendoj se do të përshtatej me modelin e sjelljes gjatë gjithë kësaj lufte, ku Rusia si një strategji aktive shënjestroi qëllimisht infrastrukturën civile”, tha Sunak. “Nëse i qëllimshëm, ky sulm do të përfaqësonte sulmin më të madh në infrastrukturën civile gjatë luftës”, theksoi ai. atsh
Sunak-Biden diskutojnë sigurinë afatgjatë të Ukrainës
RELATED ARTICLES