Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAIA do të ndihmojë në zbulimin e mbetjeve plastike në oqeane

IA do të ndihmojë në zbulimin e mbetjeve plastike në oqeane

Qendra Gjermane Kërkimore për Inteligjencën Artificiale (DFKI) po zhvillon disa sisteme të AI që mund të ndihmojnë në zbulimin e mbetjeve plastike që notojnë në sipërfaqet e oqeaneve të botës. Sipas projektit ”PlasticObs+”, teknologjia do të lidhet me avionët e vëzhgimit për të monitoruar oqeanet. Qëllimi afatgjatë i DFKI është të pajisë avionët e vëzhgimit që janë në përdorim në mbarë botën me teknologjinë sensorë të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Kjo do të mundësonte inventarizimin e vazhdueshëm dhe të plotë të mbetjeve plastike për herë të parë. Projekti, i udhëhequr nga qendra kërkimore, po financohet nga qeveria gjermane me 1.9 milionë euro (2.03 miliardë dollarë) për tre vjet. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments