Sezoni turistik ka filluar dhe këtë vit do të jetë edhe më e lehtë për të organizuar pushimet apo udhëtimet e shkurtra të fundjavës. Gjatë një interviste televizive ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se, “për t’i shërbyer sa më shumë mbarëvajtjes së sezonit turistik, sivjet jemi rikthyer fuqishëm me një ofertë që e kemi quajtur kalendari turistik kulturor”. “Për pak ditë ne hedhim në treg një aplikacion të veçantë që do të jetë i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Aplikacioni do të ketë një emër shumë të thjeshtë: TEA, që është Tourism Event of Albania, pra Eventet Turistike të Shqipërisë në të cilin mund të gjendet në çdo kohë dhe në çdo vend çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë gjatë gjithë sezonit turistik si aktivitete”, informoi Kumbaro. atsh