Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJava italiane e kulturës, paradë me veshje arbëreshe në kryeqytet

Java italiane e kulturës, paradë me veshje arbëreshe në kryeqytet

Një paradë e banderolave të 21 bashkive, të 3 qarqeve të Rajonit të Calabrisë, të Fondacionit Arbëreshë dhe të Liceut Klasik të San Demetrio Corone u zhvillua sot në rrugën që lidh sheshin “Italia” me sheshin “Nënë Tereza”. Qindra qytetarë të pranishëm patën mundësinë të admirojnë nga afër dhjetra veshje karakteristike, të zbukuruara me xhevahirë arbëreshë. I pranishëm në aktivitetin që vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ai përshëndeti të pranishmit, teksa u nënvizua dhe njëherë marrëdhënia e fortë kulturore mes dy vendeve. Po ashtu sot u ngjit në skenë një shfaqje muzikore e grupit “Zëra Paqeje” të Spezzano albanese dhe koncerti akustik i kantautorit arbëreshë, Santino De Bartolo. Java Italiane e kulturës ka nisur më 1 qershor për të mbyllur siparin më 7 qershor. Gjatë kësaj jave në thuajse të gjithë territorin e vendit tonë ishin programuar rreth 70 aktivitet për të promovuar kulturën, muzikën, kulinarinë, sportin, artin italianë në vendin tonë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments