Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Nuk do të ndalemi nga shpërthimi i digës

Zelensky: Nuk do të ndalemi nga shpërthimi i digës

Ukraina nuk do të lejojë që shpërthimi i digës në lumin Dnipro në jug të vendit ta ndalojë Kievin të rimarrë territoret e pushtuara, tha dje në mbrëmje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Katastrofa e shkaktuar nga terroristët rusë në hidrocentralin pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, nuk do të ndalë Ukrainën dhe ukrainasit”, tha Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai premtoi ndihmë për të prekurit në rajonin e përmbytur. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkatërrimin e digës. Sipas rrëfimit të Zelensky, hedhja në erë e digës kishte për qëllim të ngadalësonte kundërsulmin e Ukrainës. “Ne do të çlirojmë të gjithë vendin tonë”, tha ai. “Prokurori i përgjithshëm ukrainas i është drejtuar tashmë Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) me një kërkesë për një hetim lidhur me shpërthimin”, tha ai. Ndërkohë, Zelensky premtoi ndihmë për banorët në rajon. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments