Pozicionimi i NATO-s si një aleancë rajonale nuk ka ndryshuar, Azia nuk është zonë gjeografike e Atlantikut të Veriut dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të krijohet i ashtuquajturi ”variant NATO i Azi-Paqësorit”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin. Deklarata e tij vjen pas një raporti të “Financial Times”, sipas të cilit presidenti francez, Emmanuel Macron kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj planit të Paktit Atlantik për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Tokio, duke theksuar se aleanca duhej të mbetej e fokusuar në rajonin e saj. “Cili është qëllimi? Lëvizjet në lidhje me NATO-n kanë ngjallur vigjilencën e lartë të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të vendeve aziatike”, tha Wang. “Pekini nuk e mirëpret kërkesën e NATO-s për të shtrirë tentakulat e saj në Azi. Prandaj, lejimi i përsëritjes së çdo lufte të nxehtë dhe të ftohtë në Azi, do të minonte stabilitetin dhe zhvillimin rajonal”, tha ai. “Ne duhet të vetëpërmbahemi nga çdo gjë që kërcënon besimin e ndërsjellë midis vendeve të rajonit, dhe që dëmton paqen dhe stabilitetin”, shtoi zëdhënësi. atsh
Pekin: Kundërshtojmë variantin NATO të Azi-Paqësorit
RELATED ARTICLES