Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Kostoja e ndërtimit për banesa u rrit me 5.3 %

INSTAT: Kostoja e ndërtimit për banesa u rrit me 5.3 %

Kostoja e ndërtimit për banesa u rrit me 5.3 % në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë arriti 111.6 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2023 është 5.3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 5 %. Krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “kosto të tjera” me 7.5 %, pasuar nga grupet “shpenzime energjie” me 6.3 %, “shpenzime materiale” me 5.9 %, “shpenzime për paga” me 4.4 %, “shpenzime transporti” me 3.5 %, dhe “shpenzime makinerie” me 3.2 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 6.2 %, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi” me 6 % dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” me 5.2 %. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1.2 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 2.5 %. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments