Pjesa e parë e ditës në Kosovë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin. MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. POR priten edhe reshje në formë breshëri në zona të izoluara Perëndimore. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. MBETET me vranësira, shira si edhe mini-stuhi breshëri; i gjithë gadishulli i Ballkanit. PO ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë sërisht Gadishullin Iberik duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN Europa Veriore, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.
Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë,7 Qershor 2023
RELATED ARTICLES