Rusia është e gatshme për dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e armëve bërthamore, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Interfax. Peskov e përcaktoi si “një deklaratë të rëndësishme dhe pozitive”, atë të bërë të premten nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, sipas të cilit Uashingtoni është i gatshëm të diskutojë pa parakushte me Rusinë për një traktat të ri për kufizimin e armëve bërthamore pas skadimit të New Start 2, traktat që pritet të diskutohet në vitin 2026. Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Moska po pret që kjo deklaratë të konkretizohet përmes kanaleve diplomatike dhe më pas të jetë e mundur të shqyrtohet formati i dialogut të propozuar. “Rusia mbetet e hapur për dialog”, theksoi Peskov. ”Por, është e nevojshme të hidhen hapa konkretë dhe të mos mbetemi në kuadrin e deklaratave për media, sidomos tani që kalojmë ndoshta periudhën më të keqe të mungesës së besimit reciprok”, theksoi ai. atsh
Kremlini i gatshëm për dialog me SHBA për energjinë bërthamore
RELATED ARTICLES